Pas pesë vitesh betejë të ashpër politike dhe përballjesh me akuzat ndërkombëtare, lideri historik i Partisë Demokratike ka thyer heshtjen, duke e cilësuar këtë moment si një rikthim të dinjitetit të tij të munguar.
I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, analisti dhe gazetari Genc Burimi, teksa e ka krahasuar së fundmi Berishën si një 'gladiator' që lufton kundër një perandorie të tërë, ai tregoi me vizitën në SHBA, ndjesinë e lehtësimit pas një furtune politike që synonte ta asgjesonte atë nga skena publike.
Ndërsa rikthehet entuziast dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë, theksoi Burimi, objektivi i tij i ri kalon përtej politikës së ditës, ku një nga propozimet e tij më të forta mbetet krijimi i një agjencie për rekuperimin e parave të vjedhura nga politikanët dhe trafikantët, duke i hapur rrugë një programi të ri elektoral.
Sipas Burimit, prapaskenat e shpalljes "non-grata" të Berishës, kanë qenë tërësisht të lidhura me zgjedhjet e prillit 2021, ku lëvizja e Departamentit të Shtetit nuk erdhi si pasojë e provave të fshehta apo dosjeve voluminoze korrupsioni, por si një mekanizëm për të heshtur zërin e vetëm që kundërshtonte ashpër masakrën zgjedhore dhe bashkëqeverisjen e mundshme mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Të një njeriu që e pashë entuziast, të vendosur dhe në një atmosferë të lehtësuar. Do ta nis nga e fundit, i lehtësuar. Në një moment thotë që, ktheva dinjitetin tim. Dhe ishte e rëndësishme për të kjo gjë. Jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbaj mend që, dhe fillova të angazhohem shpesh në fakt. Më përpara kam qenë gazetar me shkrim, por fillova të angazhohesha nëpër televizione, mbas majit të 2021-shit kur Berisha u bë non-grata. Dhe në atë kohë vërtet sepse nuk mund të rrija më i heshtur, më dukej një padrejtësi e jashtëzakonshme, dhe e krahasoja Berishën në atë moment në një emision, të themi i ngjan personazhit të filmit Gladiatori. Që ka të gjithë perandorinë kundra tij dhe nuk do zbrapset deri në fund sepse nuk ka gjë më të fortë se të luftosh për dinjitetin tënd.
Ai personazh që kishte nisur karrierën politike me një vizitë të shkëlqyer, a the sot në nëntor të '91-shit, që pritet pastaj nga James Baker, që më vonë pritet nga Bushi, që jeta e tij është jeta e Amerikës. Mbaj mend kam bërë një intervistë të Berishës, dhe e pyesja çfarë libri keni që lexoni këtë moment. Ishte viti 2010... më thoshte lexoj Ronald Reagan-in. Pra amerikan dhe konservator. Pra për të ishte një padrejtësi e jashtëzakonshme sa nuk ta bën dot kurrë ajo non-grata. Pra e tha sot një njeri i lehtësuar. Kush mund ta imagjinonte unë sot më duket si ai personazhi biblik, që ka përçarë oqeanin në këmbë, kur Rama e krahasonte me një dead man. Pastaj pashë një Berishë entuziast sepse pikërisht tani që plotësoi, realizoi atë ëndërr të vetën, të rifitonte dinjitetin e vet, në vendin e vet, te fëmijët e vet, te miqtë e vet, me gjithë atë çfarë kaloi personalisht, njeri që vjen po aq i kulluar sa që filloi politikën, thotë mbrapa tani i kthehem dinjitetit të Shqipërisë.
Dhe këtë e jepte me shumë entuziast për Shqipërinë, me një largpamësi të qartë, sapo filloi dhe pastaj mbrapa me një ton të vendosur të tregonte edhe fillimet e një programi, kur foli për shembull për krijimin e një agjencie për marrjen, për rekuperimin e shumave të vjedhura nga politikanët nga ana e atyre qytetarëve, të trafikantëve... ku foli po ashtu për një strategji që do vihet në jetë në lidhje me politikat e rikthimit. Pra si të thuash është një anë që u rikthye prapë në punë dhe tani fillon edhe krijon, e ka të qartë vizionin për të ardhmen.
Do realizohet apo jo kjo është tjetër gjë sepse siç e tha ai vetë, qëllimi është i radhës së parë të ketë zgjedhje të ndershme, diçka fillon nga zgjedhjet, por që më duket një moment i jashtëzakonshëm për të njëjtën ditë dhe më bëhet qejfi në aspektin personal. Pastaj për të tjerat gjërat janë shqiptarët që vendosin, të presin programin çfarë e programi që do ketë Partia Demokratike, presin këtë do ketë po ashtu si kandidatë për zgjedhjet lokale, se ai vetë tha që emrat janë caktuar. Po tani fillon një faqe e re në jetën personale të Berishës dhe në frymën e tij të partisë që ai ka themeluar.
Nuk besoj se dhe para 5 viteve kishim dyshime. Të paktën unë s'kisha asnjëherë. Dhe atë gjë unë shpesh i përballoja nëpër debate televizive. Ishin ca gazetarë tmerrësisht shumë të qartë që më thonin jepeni provën e fshehtë, e ata vetëm e besonin. Gjithçka ishte e montuar. Aty kur... mbase ka një diferencë me Agimin, Nesha mbase e tha Berisha atë, po mbase kam diferencë me të... Një moment që e bën non-grata kur ai ishte i tërhequr 8 vite nga politika. Nuk ishte i tërhequr Berisha. E bënë non-grata pikërisht Berishën, pas maskaradës së zgjedhjeve të prillit 2021. E kujtoni? Aty ndodhi. Lulzim Basha imagjinonte të njëjtat zgjedhje, imagjinonte edhe një bashkëqeverisje pas atyre zgjedhjeve me Ramën në emër të kësaj politike të integrimit. Ishte Berisha që tha jo, stop, dhe bëri tërheqje për partinë dhe, mbaj mend, para 25 prillit pati në thirrje të Berishës pati një mobilizim të madh përpara selisë së PD-së.
Dhe në atë moment vendosën ta skartojnë Berishën, sepse pikërisht ai nuk donte të njëjtat zgjedhje. Edhe një herë, thembra e Akilit e Shqipërisë (dhe këtë Berisha e thotë shpesh, jam dakord me të) janë zgjedhjet. Është institucioni i zgjedhjeve, ai është nëpërkëmbur. Që në vitin 2017 kur e lamë pa kryeministër, u përdorën paratë e Lazaratit, paratë e drogës... pastaj në 2021 kishim patronazhistët dhe në çdo rast a pritur ende ato kontestimet e Partisë Demokratike, as dyja s'kalonin, Departamenti i Shtetit e quante të vlefshme, asnjëra s'u zgjidh. Kjo ishte problemi i Shqipërisë. Dhe këtu ngaqë Berisha tha jo stop nuk pajtohem me këtë, e bënë non-grata duke imagjinuar t'i mbyllnin gojën. Pra askush nuk e mendonte. Biles po ta shihni edhe njëherë, kaloi një kohë e gjatë midis shpalljes non-grata të Berishës dhe lëvizjes së drejtësisë shqiptare. Drejtësia shqiptare nuk lëvizi fare me non-gratën.
Lëvizja e drejtësisë shqiptare lëvizi më vonë, shumë më vonë e instrumentalizuar, e urdhëruar, nga ajo dosja, ankesë e Taulant Ballës nëse ju kujtohet. Por dosja non-grata ishte kaq e dobët, kaq boshe, saqë unë të thosha nëpër emisione, nëse Departamenti i Shtetit di ca gjëra, të shkojë t'ia dorëzojë drejtësisë së atij vendi, për më tepër që drejtësia e atij vendi është bërë nga amerikanët. Nuk kishin asnjë letër, asnjë kravatë, asgjë s'dha asnjë dosje në atë kohë për Berishën. Kjo pyetje besoj se askush nuk e mendonte. Edhe njëherë as kundërshtarët e Berishës nuk e besonin se ai kishte diçka në dosje, por e dyshoja që e bënin që në atë kohë, ishte thjesht një mekanizëm. Po e bënë një, që t'i hapesh rruga, një pushteti të pakufishëm të Edi Ramës me një dordolec në krye të PD-së që ishte në fillim Lulzim Basha dhe më pas, Alibeaj. Ky ishte synimi!
Dhe ai pastaj trupi i madh, ai, ai posti heroik i shqiptarëve, mbajti atë fjalim... jemi në gushtin, para gushtit në dymijëenjëzetëenjëshit, ku Yuri Kim thoshte mos hani bari. Kjo ishte kjo ishte Shqipëria asaj kohe, ta kuptojnë shqiptarët, ta kuptojnë të rinjtë. Ishte diçka e paimagjinueshme në një sistem demokratik... një ekzekutim me gjakftohtësi i një opozite. Ajo ndodhi para pesë vitesh. Dhe ky njeriut këtu sot është e magjishme ky Berishë, që jeta e tij sot, nga ku erdhi... ai lajm ogurzi, për të është një revansh i jashtëzakonshëm.
© SYRI.net