"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen (VI...
99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen (VI...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era 6 Shtator, 16:34 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Ai bëri thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie, duke e krahasuar modelin aktual me periudhën e regjimit të Enver Hoxhës.

TIRANË- Një protestues ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po e zëvendëson rolin e institucioneve me strukturat partiake. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi “Praninë Besnike”, duke thënë se qytetarët po orientohen drejt partisë për probleme që duhet të zgjidhen nga Kadastra, arsimi apo institucionet e tjera shtetërore. Ai bëri thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie, duke e krahasuar modelin aktual me periudhën e regjimit të Enver Hoxhës.
"Ajo që ka ndodhur këto ditë është ulëritëse. Qeveria që ka 13 vite në pushtet, e që ka hyrë në vitin e 14-të, po na thotë që problemet tona nuk i zgjidh shteti, nuk i zgjidh institucioni, por i zgjidh partia nëpërmjet “Pranisë Besnike”. Ata i kanë hapur disa zyra dhe po na tregojnë se problemet tona, në rast se ne kemi një problem me pronën, nuk duhet të shkojmë te Kadastra, por te zyra e partisë. Nëse ke një problem me arsimin, kopshtet, nuk duhet të shkojmë te drejtoria rajonale, por duhet të shkojmë te zyra e partisë.
Pra, kjo qeveri, me zë, figurë dhe veprime, e ka njëhsuar shtetin me partinë. Pra, e ka shumëzuar me zero çdo institucion shtetëror dhe mendon që të shkojmë te deputeti i zonës që kemi një hall, dhe deputeti të hyjë mik te Kadastra që të marrim certifikatën e pronësisë, atë që na takon. Pra këta, për 99 ditë, jo që nuk kanë reflektuar, por janë bërë edhe më agresivë në filozofinë e tyre politike, të partisë-shtet. Këtë parti-shtet që Edi Rama ka krijuar së bashku me qeverinë e tij dhe që e ka perfeksionuar me deputetë e sistemit e patronazhimit, ne duhet ta shëmbim. Ne duhet ta shkulim me rrënjë, sepse në rast se këta vazhdojnë të jenë në pushtet edhe për disa muaj, edhe për disa vite, shteti do të zhduket dhe, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, do të jetë një alternativë, Partia e Punës, pasardhëse e të cilës është Partia Socialiste," tha protestuesi./Dosja.al
pamjet TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet&n...
TIRANA- Protestuesit kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 99 të revolt&eum...
foto ilustruese PUKË- Një vatër e re zjarri ka rënë në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pa...
pamjet ELBASAN- Një vatër zjarri ka rënë pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar edhe dy banesa. Për ...
Altin Arapi, Feliks Flija dhe Arlind Osmani SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, ...
FIER- Një vatër zjarri masive po përhapet me shpejtësi në zonën e Semanit, në Fier, i favorizuar nga era e fortë....
pamjet SELENICË- Një vatër zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Peshkëpi, në territorin e bashkisë Selenicë...
Luan Muça VLORË- Pronari i Delta Group, Luan Muça ka treguar versionin e tij lidhur me përplasjen me biznesmenin, Vasil B...
SARANDË- Një operacion anti-drogë në Sarandë çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arap...
pamjet SPANJË- Influencerja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jet...