Lajmet e fundit
Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri te momenti vendimtar në Hagë, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 16 shtator, në orën 10:00, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vite, do të bëhet publik verdikti për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët presin se më 16 shtator ata do të kthehen në shtëpi.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 derisa në përkrahje të tyre më 12 shtator organizohet në Prishtinë marshi “Kosova po pret”.