Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet nga muaji shtator, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç të kryejnë kontrollet periodike shëndetësore falas, pa kufizim të sipërm moshor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se zgjerimi i programit synon rritjen e aksesit në shërbimet parandaluese dhe identifikimin në kohë të faktorëve të rrezikut dhe problemeve të mundshme shëndetësore.
Për të kryer kontrollin, qytetarët duhet të kontaktojnë qendrën shëndetësore ku janë të regjistruar, për të marrë informacion mbi procedurat dhe mënyrën e ndjekjes së shërbimit.
Kontrolli Mjekësor Bazë është pjesë e shërbimeve falas të ofruara në sistemin publik shëndetësor dhe ka si qëllim monitorimin periodik të gjendjes shëndetësore dhe forcimin e kujdesit parandalues.
#CheckUp #Shëndetësi #KontrollMjekësor #MinistriaEShëndetësisë #ShërbimFalas #Parandalimi #Shqipëri


