Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

99 ditë protestë kundër Ramës, aktivistët thirrje për protestë kombëtare: Nesër të gjithë në shesh, t'i detyrojmë të japin dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
99 ditë protestë kundër Ramës, aktivistët thirrje
Protesta dita 99-të

Për të 99-tën ditë me radhë, sheshi "Skënderbej" është mbushur me qytetarë në protestën kundër qeverisë Rama, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës së 99-të, aktivistët kanë lëshuar thirrje për dy protesta kombëtare masive në ditët në vijim.

Aktivisti Mirjan Aliaj u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë që t'i bashkohen protestës së radhës më 8 shtator.

"Më 08 shtator, në orën 17:00 është njoftuar seanca plenare e radhës dhe bëj thirrje që shqiptarët nga çdo qytet të bashkohen para Parlamentit, për t’i treguar kësaj klase politike që nuk na përfaqësoni”, tha Aliaj.

Ndërkohë, aktivisti Ilir Xhemalaj, gjithashtu në protestën e 99-të, u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive më 7 shtator, kur mbushen 100 ditë protestë, duke theksuar se forma e protestës duhet të përshkallëzohet në mosbindje civile.

"Do t’i ftoja të gjithë në protestë kombëtare nesër, të vazhdojmë mosbindjen civile ndryshe këta nuk marrin vesh, të bllokojmë institucione, të bllokojmë rrugët, t’i detyrojmë të japin dorëheqjen. Dy pikat kryesore që kemi shpallur janë urgjente. Rama jep dorëheqjen dhe qeveri teknike”, tha Xhemalaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese