-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktivisti në protestën e 99: Do të vazhdojmë me mosbindje civile! Ndryshe s‘marrin vesh!

Kryesoret

Nga revolta e sotme antiqeveritare në Tiranë, aktivisti Ilir Xhemalia, nga podiumi para Kryeministrisë në ditën e 99 të radhës tha se protestuesit do të vazhdojnë me mosbindje civile pasi qeveria nuk ka respketuar 5 kërkesat e tyre që kërkohen më shumë se tre muaj me radhë.

“Do t’i ftoja të gjithë në protestë kombëtare nesër, të vazhdojmë mosbindjen civile ndryshe këta nuk marrin vesh, të bllokojmë institucione, të bllokojmë rrugët, t’i detyrojmë të japin dorëheqjen. Dy pikat e kryesore që kemi shpallur janë urgjente. Rama jep dorëheqjen dhe qeveri teknike”, tha Xhemalaj.

Ndërkohë aktivistja Arvina Lleshi u bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë në orën 17:00 të mblidhen masivisht para Kuvendit teksa do të mbahet edhe seanca plenare e parë për këtë sezon parlamentar, pasi tha se ata nuk përfaqësojnë popullin.

‘S’dorëzohemi deri në largimin e Ramës’- Protestuesit në revoltën e 99: S’shitet Shqipëria!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit