Java nis me temperatura deri në 34 gradë, në mesjavë priten reshje shiu

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë.

Të martën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 33 gradë.

Të mërkurën, moti do të jetë fillimisht me diell dhe vranësira të pakta, por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen. Sipas IHMK-së, priten reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 metra për sekondë.

Të enjten dhe të premten moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika