Arsenal - Chelsea
Kryendeshja e javës së 3-të në Premier League mes Arsenalit dhe Chelsea, e mbajtur në “Emirates Stadium”, i ka shkuar “Topçinjëve” 2 – 1. “Blutë” e Londrës e nisën shumë mirë derbin, duke shënuar pas 2 minutash lojë me Rogers.
Havertz barazoi në minutën e 25-të dhe hapi “llogaritë”. Pak momente nga nisja e pjesës së dytë, erdhi përmbysja e madhe me autor Odegard.
Në vijim, Chelsea i Xabi Alonsos nuk pati “gjunjë” për të reaguar, duke “pranuar” humbjen. Pas kësaj jave në Premier League, Arsenali ka të njëjtë kuotë pikësh me Manchester City-n, 9 të tilla, në krye të tabelës.
Poll






