Pesë kadetë nga Kosova diplomohen në Akademinë Ushtarake të Turqisë – Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit, takon edhe Erdoganin

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në kuadër të shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Maqedonci ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler.

Në këto takime, ministri në detyrë i Mbrojtjes ua ka uruar autoriteteve turke Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.

Pjesë e veçantë e ceremonisë ishte edhe diplomimi i pesë kadetëve nga Republika e Kosovës, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet e tyre në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Maqedonci i ka përgëzuar kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë mbetet i rëndësishëm, veçanërisht në edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja ushtarake.

Diplomimi i kadetëve nga Kosova në institucionet ushtarake turke paraqet një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika