Barrikadat në veri: Dy të akuzuar pranojnë fajësinë, seanca ndaj të tjerëve shtyhet

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është veçuar procedura ndaj të akuzuarve Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac, të cilët kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë lidhur me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës në vitin 2022.

Të akuzuarit Radosavljeviq dhe Dobrac, para Gjykatës kanë deklaruar se marrëveshjet për pranimin e fajësisë i kanë lidhur me vullnetin e tyre të lirë dhe pa presion.

Pas deklarimeve të të pandehurve se marrëveshjet për pranimin e fajësisë janë lidhur pa presion dhe me vullnetin e tyre, Gjykata ka nxjerrë aktvendim për pranimin e marrëveshjeve të fajësisë.

Seanca fillestare ndaj të akuzuarve të tjerë është shtyrë për 15 shtator, për shkak të mungesës së të akuzuarit Nenad Orloviq dhe avokatit të të akuzuarit Sërgjan Vuçiniq, Bogdan Llaziq.

Gjykatësi Rrahman Beqiri bëri të ditur se ndaj Orloviqit është përsëritur urdhërarresti, ndërsa sipas një raporti të Policisë së Kosovës të datës 27 gusht, ai nuk është gjetur në vendbanimin e tij. Fqinjët kanë deklaruar se Orloviq jeton në Serbi.

Radosavljeviq akuzohet për veprën penale “Bashkimi në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues”, ndërsa Dobraci për këtë vepër dhe për “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Në këtë rast, përveç Radosavljeviqit dhe Dobracit, akuzohen edhe Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në Komunën e Zveçanit, vepruan si pjesë e një grupi që kishte për qëllim pengimin e institucioneve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në ushtrimin e autoritetit në komunat veriore.

Në aktakuzë thuhet se në rrugët kryesore ishin vendosur kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca dhe automjete të tjera, ndërsa pranë barrikadave ishin hapur edhe istikame.

Prokuroria thotë se grupi kriminal ishte udhëhequr nga Milan Radoiçiq, ndaj të cilit hetimet për këtë rast janë pezulluar pasi ai është i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika