Vdes një grua në Gjermani pasi u ther me thikë në një stacion hekurudhor

Screenshot

Një grua britanike ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në një stacion hekurudhor në Gjermaninë jugore, në orët e para të së dielës, ka njoftuar policia.

Gruaja 31-vjeçare është sulmuar në stacionin e Rosenheim-it, në Bavari, pak para orës 01:00 me kohën lokale. Ajo është dërguar në spital, ku ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda, thuhet në deklaratën e policisë bavareze.

Menjëherë pas incidentit, policia ka arrestuar në vendngjarje një 27-vjeçar gjerman. Rrethanat dhe motivi i sulmit janë nën hetim, ka bërë të ditur policia në një deklaratë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë qenë dëshmitarë të “një debati ose përleshjeje fizike” në stacion, vonë të shtunën ose herët të dielën, që të kontaktojnë me autoritetet.

Rosenheim-i, një nga qytetet më të mëdha të Bavarisë së Sipërme, është një nyje e rëndësishme hekurudhore për pasagjerët që udhëtojnë drejt qyteteve austriake, përfshirë Vjenën, Salzburgun dhe Innsbruck-un.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika