75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 06 Shtator 2026 / F.R

Vetura godet një fëmijë në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, dyshohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

I mituri ka pësuar lëndime dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/