Lajmet e fundit
Nuk ka një protokoll zyrtar që përcakton qartë nëse rastet e pacientëve që përpijnë apo aspirojnë trupa të huaj duhet të trajtohen nga Pulmologjia apo Otorinolaringologjia.
Profesionistët shëndetësorë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë hartimin e një protokolli, pasi aktualisht rastet menaxhohen kryesisht përmes mirëkuptimit mes klinikave.
Pulmologu Besim Morina thotë se ndarja e rasteve ekziston në praktikë, por nuk është e përcaktuar me dokument zyrtar.
Pulmologjia largon trupat e huaj përmes bronkoskopisë, ndërsa ORL-ja ka pajisje më të avancuara dhe mundësi për anestezion.
Në rastet kur trupi i huaj mbetet në ezofag apo lukth, intervenojnë edhe gastroenterologët.
Mjekët vlerësojnë se një protokoll i qartë do të shmangte paqartësitë dhe do të përcaktonte përgjegjësitë e secilës klinikë.