Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që kanë goditur disa zona të Nepalit, ka njoftuar Ministria e Arsimit e këtij vendi.

Sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të paktën 19 shkolla janë prekur nga përmbytjet në tre distriktet më të goditura. Nëntë shkolla janë shkatërruar plotësisht, ndërsa shtatë të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme.

Mësues dhe nxënës janë raportuar të zhdukur në disa prej institucioneve arsimore. Ministria bën të ditur se rreth 20 nxënës janë marrë nga rrjedhat e ujit.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në distriktet Rasuwa dhe Nuwakot, ku disa shkolla janë përmbytur ose janë mbuluar nga rrëshqitjet dhe materialet e sjella nga përmbytjet.

Në këto dy distrikte mësonin gjithsej 2,425 nxënës. Një nga shkollat ka raportuar se përmbytjet kanë marrë me vete edhe një autobus që transportonte një prej nxënësve të saj.

BBC Nepali dhe ekipi i gazetarisë vizuale të BBC-së për Azinë Jugore kanë përdorur imazhe satelitore për të hartuar zonat ku shkollat janë prekur nga përmbytjet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika