Pas asistit Rey Manaj gjen golin e 6-të në Turqi!
Sivasspor ka gjetur sërish avantazhin në sfidën përballë Antalyaspor, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Ligës së Parë turke.
Rey Manaj ka rikthyer epërsinë në radhët e miqve për rezultatin 1:2, duke shënuar në minutën e 61-të, i shërbyer saktë nga Kapacak.
Ky është dhe goli i 6-të që shënon sulmuesi i Shqipërisë këtë sezon, një formë mbresëlënëse e lushnjarit.