Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit.
Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur.
Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme, është duke ndërhyrë por sitata paraqitet e vështirë sepse flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të verifikojnë shkaqet e rënies së flakëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/