Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas zjarrit në Himarë nis puna për dokumentimin e çdo dëmi, Vangjel Tavo: Prioriteti ynë është të rikthejmë sa më shpejt normalitetin në çdo zonë të prekur

Shkruar nga Newsbomb
Pas zjarrit në Himarë nis puna për dokumentimin e çdo
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo

Një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu Himarën, vëmendja është zhvendosur te rikthimi sa me i shpejte i normalitetit dhe ndihma për banorët e dëmtuar.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka dalë në terren së bashku me stafin e emergjencës për të inspektuar nga afër zonat më të prekura dhe për të takuar familjet që pësuan dëme.

Sipas bashkisë, prioritet në këto momente është rikthimi i energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe hapja e plotë e rrugëve, ndërsa grupet e verifikimit po dokumentojnë çdo dëm për të garantuar mbështetje për familjet.

Në terren, krahas grupeve të bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka qenë edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Njoftimi i plotë i kryebashkiakut Vangjel Tavo:

“Po punojmë për normalizimin e situatës pas zjarrit! Sot, me stafin e bashkisë të ngritur për menxhimin e situatës, po vijojmë me inspektikimin në terren, në zonat më të dëmtuara nga zjarri. U ndalëm pranë familjeve më të prekura dhe biseduam nga afër me banorët për situatën dhe nevojat e tyre. Në terren, grupet e Bashkisë po bëjnë konstatimin e dëmeve, së bashku me grupin e verifikimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Bashkë me ekipin ne terren ka qene edhe Ministrja për Marrëdhënit me Parlamenti, Erjona Ismaili. Prioritet është edhe rikthimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë në të gjitha zonat e prekura. Gjithashtu, rrugët janë hapur dhe qarkullimi është rikthyer ne normalitet te plote. Tashmë puna vijon në terren. Grupet e Bashkisë, në bashkëpunim me institucionet qëndrore, po evidentojnë dhe dokumentojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri, në mënyrë që situata të vlerësohet me përgjegjësi dhe çdo familje e prekur të marrë mbështetjen e nevojshme. Në këto momente të vështira, prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve dhe të rikthejmë sa më shpejt normalitetin në çdo zonë të prekur”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese