Lajmet e fundit
Dy vëllezërit shqiptarë, Artan dhe Arnold Balla, kanë shënuar rekordin e tyre të tretë Guinness, këtë herë në New York.
Ata vendosën rekord në balancimin kokëposhtë me një dorë, duke qëndruar në këtë pozicion për 31.22 sekonda.
Arnold Balla thotë se pas këtij suksesi qëndrojnë 18 vite punë dhe përgatitje, ndërsa tashmë synojnë që rekordin e radhës ta realizojnë në trojet shqiptare.
Ndërkohë, një tjetër shqiptar, profesori i matematikës Agim Agushi, është pjesë e Librit Guinness. Ai ka thyer rekordin duke veshur 17 fanella, teksa kryente akrobaci me kokë.
Agushi, i cili ka edhe 18 rekorde Guinness dhe 22 rekorde botërore, thotë se vazhdon të stërvitet çdo ditë për sfida të reja.
Pothuajse çdo vit, një tjetër emër shqiptar i bashkohet Librit të Rekordeve Guinness.