Temperatura ekstreme, 9 qytete italiane në alarm të kuq

Një valë e re të nxehti ka përfshirë rajonet qendrore dhe jugore të Italisë, duke shkaktuar temperatura ekstreme dhe vështirësi për banorët dhe turistët.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka shpallur alarm të kuq në 9 qytete: Bari, Cagliari, Campobasso, Catania, Latina, Messina, Palermo, Romë dhe Reggio Calabria.

Autoritetet u kanë bërë thirrje veçanërisht të moshuarve, fëmijëve dhe personave me probleme shëndetësore të shmangin daljet nga ora 11:00 deri në 18:00, kur temperaturat janë më të larta.

Në Romë, turistët që vizitojnë monumentet kryesore janë parë duke përdorur çadra dhe ventilatorë portativë për t’u mbrojtur nga dielli, ndërsa shumë prej tyre janë drejtuar te shatërvanët për t’u freskuar.

Paralelisht, në Siçili vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në pyje. Dy helikopterë janë angazhuar për të ndihmuar në kontrollin e një zjarri të nisur pranë malit Gulino, në afërsi të Palermos.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika