Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët

Komuna e Vitisë i është bashkuar nismës “Ora e Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ky aktivitet është pjesë e nismës së platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila po shtrihet në komunat e Kosovës nën moton “Kosova po pret”.

Përmes “Orës së Pritjes”, organizatorët synojnë të përcjellin simbolikisht pritjen deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në kuadër të aktiviteteve të “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë është paralajmëruar edhe “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet vetëm pak ditë para 16 shtatorit.

Nisma po vazhdon të përhapet nëpër komunat e Kosovës, duke përcjellë mesazhin: “Edhe Vitia po pret. Kosova po pret.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika