Volejboll vajza/ Turqia mund Italinë dhe rikonfirmohet kampione e Europës

Kampionati Evropian i Volejbollit përfundon me humbje për ekipin italian të femrave: titulli shkon për Turqinë, e cila triumfoi me rezultatin 3-2 (16-25, 25-22, 12-25, 25-21, 15-10).
Italia e nisi fuqishëm duke krijuar një epërsi të hershme, por hasi vështirësi në gjysmën e setit të dytë, përpara se të rikthehej dhe të dominonte plotësisht setin e tretë. Ekipi i Velascos pati vështirësi në setin e katërt dhe përfundimisht e humbi ndeshjen në setin vendimtar të pestë.
Turqia, e drejtuar nga trajneri italian Daniele Santarelli, konfirmoi statusin e saj si kampione e Evropës.
Pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike dhe në Kampionatin Botëror, skuadra italiane e Velascos fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të volejbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



