“Nuk vrasim liderët në Ukrainë, sepse me dikë duhet të flasim”, Putin: A mund të godasim objektiva në Britani? Është sekret ushtarak

1 Shtator 2026 | 23:45

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk po kryen sulme ndaj udhëheqjes ukrainase, duke argumentuar se duhet të ketë persona me të cilët të zhvillohen bisedime nëse Kievi vendos të ndjekë rrugën e paqes.

Në konferenën më gazetarët në Kirgistan, i pyetur nëse udhëheqja ukrainase gëzon një lloj imuniteti nga sulmet, Putin u përgjigj: “Ne nuk po kryejmë sulme të tilla, sepse na duhen disa njerëz me të cilët të bisedojmë, nëse ata e kuptojnë se duan të ndjekin rrugën e paqes.”

Putin u pyet gjithashtu nëse objektet e infrastrukturës ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhen objektiva ushtarake. “Është sekret ushtarak”, u përgjigj ai.

Presidenti rus shtoi se çdo objekt ushtarak në territorin e Ukrainës konsiderohet nga Moska një objektiv legjitim.

“Çdo objekt ushtarak në Ukrainë, britanik apo i kujtdo vendi tjetër, është objektiv legjitim për ne”, deklaroi Putin.

Putin deklaroi se Forcat e Armatosura ruse kanë marrë urdhër të kryejnë sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Kemi udhëzuar Forcat e Armatosura ruse të kryejnë sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, sepse ata po godasin infrastrukturën tonë energjetike. Kjo është mënyra se si ne përgjigjemi”, deklaroi Putin.

Duke folur për furnizimin me energji, Putin tha se Rusia është e interesuar të shesë gaz në Evropë dhe se furnizimet mund të rifillojnë nëse vendet evropiane marrin vendimin përkatës.

“Ne jemi të interesuar t’i shesim gaz Evropës. Do të ishim të gatshëm ta furnizonim që tani. Ata vetëm duhet të shtypin butonin, pra të marrin vendimin për ta shtypur atë. Por nuk kanë guxim, për shkak të sanksioneve amerikane”, tha ai.

Putin foli edhe për sulmet e Ukrainës ndaj transportit detar në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke pretenduar se dëmi i përgjithshëm për Rusinë arrin në rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Nuk është një dëm kritik. Ata nuk mund të na shkaktojnë një dëm kritik. Por, gjithsesi, mbetet një dëm”, deklaroi Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar ashpër kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke deklaruar se ai po përballet me një periudhë të vështirë dhe nuk gëzon besimin e qytetarëve gjermanë. “Kancelari Merz po përballet me kohë shumë të vështira. Ai nuk gëzon besimin e popullit të tij, sepse nuk mbron interesat kombëtare”, deklaroi Putin.

Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin u bënë pas takimit të zhvilluar në Bishkek të Kirgistanit, në kuadër të samitit dyditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Në përfundim të samitit, udhëheqësit e vendeve anëtare nënshkruan një deklaratë të përbashkët, të quajtur “Deklarata e Bishkekut”, ku dënohet lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe sanksionet perëndimore ndaj disa vendeve anëtare të organizatës.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri indian Narendra Modi, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare.

SCO përbëhet nga Rusia, Kina, India, Pakistani, Irani, Bjellorusia, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Kirgistani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026