Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga festa e organizuar për nusen e ardhshme të familjes, Dorina Papraniku, partnerja e vëllait të saj, Florent Rexha.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar disa fotografi nga mbrëmja festive, e cila i paraprin dasmës së çiftit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte muzika e zgjedhur për postimin. Bebe Rexha ka vendosur këngën e njohur të Shyhrete Behlulit, “Hajde nuse, reja jeme”, një prej këngëve që shoqëron shpesh dasmat dhe festat tradicionale shqiptare.
Këngëtarja ka zgjedhur gjithashtu të shkruajë një mbishkrim në shqip, duke përcjellë emocionin për këtë moment familjar.
“Zemra mal. Festa para dasmës për nusen tonë të mrekullueshme”, ka shkruar Bebe Rexha krahas fotografive.
Zgjedhja e këngës dhe mbishkrimi në shqip janë komentuar si një tjetër dëshmi e lidhjes së artistes me kulturën dhe traditat shqiptare.
Festa për Dorina Papranikun duket se ka qenë një moment i veçantë për familjen Rexha, ndërsa Bebe ka zgjedhur ta ndajë këtë gëzim edhe me miliona ndjekësit e saj.


