Dita e 94-t e protestës/ Përplasjet para Kryeministrisë, mbi 10 të shoqëruar. Protestuesit zhvendosen te Komisariati nr. 3

1 Shtator 2026 | 20:07

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka vijuar me tensione në Tiranë. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, pasi morën informacion se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.

Policia ndaloi marshimin e protestuesve në rrugën “Ismail Qemali”, pak metra pas Kryeministrisë. Gjatë protestës, mbi 10 persona janë shoqëruar dhe janë dërguar në komisariatet nr. 1 dhe nr. 3.

Më pas, protestuesit janë zhvendosur përpara Komisariatit nr. 3, në mbështetje të personave të shoqëruar.

6 Updates
22:53

FNSH zbarkon te komisariati Nr. 3, tensione pas shoqërimit të protestuesve

Mbi 10 persona të shoqëruar, protestuesit zhvendosen te Komisariati nr. 3.

Pas protestës te Kryeministria, protestuesit janë zhvendosur pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po mbahen disa prej personave të shoqëruar gjatë protestës.

Në total, mbi 10 persona janë shoqëruar nga policia. Një pjesë e tyre po mbahen në Komisariatin nr. 1, ndërsa të tjerët në Komisariatin nr. 3.

Protestuesit janë mbledhur tashmë përpara Komisariatit nr. 3, në mbështetje të personave të shoqëruar.

🔗 Shpërndaje
21:55

Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria

Pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, si dhe zhvendosjes së protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama është parë duke lënë godinën e Kryeministrisë. Rama ka dalë nga zyra e tij pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së ditës së 94-t.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë marrë informacion se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda Kryeministrisë dhe kanë lëvizur në pjesën e pasme të godinës.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa situata është shoqëruar me konfrontime fizike mes dy palëve. Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së, ndërsa pranë Kryeministrisë ka mbërritur edhe një autobot uji.

Pas përplasjeve, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj, është shoqëruar në polici.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra.

🔗 Shpërndaje
21:24

Përplasjet të Kryeministria, shoqërohet në polici Dritan Goxhaj

Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Shoqërimi i tij është bërë pas tensioneve mes protestuesve që rrethuan kryeminitrinë dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.

🔗 Shpërndaje
21:20

Karamuço: Një oficer policie i lënduar në protestë. Policia të rishikojë planin e masave

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço , i ftuar në “Erla Now” ka komentuar situatën e tensionuar pranë Kryeministrisë. Ai tha se nga policia ka raportime për të paktën një oficer të lënduar gjatë përplasjeve.

Karamuço shpjegoi edhe mënyrën se si vepron policia në raste të tilla, duke theksuar se synimi është çbllokimi i bulevardit.

“Sepse në këto momente që ne flasim, ka edhe raportime për të paktën një oficer policie të lënduar gjatë përplasjeve tek Kryeministria“, tha Karamuço.

Sipas tij, incidenti me efektivin e policisë tregon se tensionet janë duke u përshkallëzuar, ndërsa zhvillimet aktuale mund të jenë një sinjal për atë që pritet gjatë muajit shtator.

“Pikërisht sepse bëhet fjalë për një oficer policie të lënduar pak minuta më parë, kjo tregon shkallëzimin e tensionit. Dhe ky është vetëm një paralajmërim apo një test për atë që pritet të vijë në shtator”, deklaroi Karamuço.

Ai paralajmëroi se gjatë shtatorit mund të ketë forma të tjera proteste si bllokime të tjera rrugësh, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe rrethim të institucioneve kryesore në kryeqytet.

🔗 Shpërndaje
20:45

Tensionet para Kryeministrisë, pas Policisë dhe FNSH-së mbërrin edhe autoboti i ujit

Në ditën e 94-të protestës ka pasur përplasje dhe konfrontime fizike mes protestuesve dhe forcave të sigurisë dhe të policisë

Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të FNSH-së, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe një autobot uji.

Që në nisje të protestës, qytetarët ndryshuan skenarin e përhershëm dhe vijuan marshimin drejt rrugicës “Ismail Qemali” duke tentuar të bëjnë një rrethim të godinës kryeministrisë.

Ndërkohë, pranë Kryeministrisë ka mbërritur edhe një autobot uji.

🔗 Shpërndaje
20:23

Tensione mes policisë dhe protestuesve, gazetari Hoxha jep detajet

Në ditën e 94-të të saj protesta sot është kthyer në një protestë me përplasje dhe konfrontime fizike mes protestuesve dhe forcave të sigurisë dhe të policisë, forca të cilat janë shtuar ditën e sotme.

Gazetari Ardit Hoxha raporton nga vendngjarja se protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të hyrë brenda Kryeministrisë pas pretendimit se brenda ambienteve të Kryeministrisë ndodhet Edi Rama.

Hoxha shton se që në nisje të protestës, qytetarët ndryshuan skenarin e përhershëm dhe vijuan marshimin drejt rrugicës “Ismail Qemali” duke tentuar të bëjnë një rrethim të kryeministrisë.

Gazetari tregon se ka pasur prezencë edhe të një autoboti me ujë në mënyrë që të përdoret në rast se do ketë incidente të shtuara dhe qytetarët të shpërndahen me anë të hedhjes së ujit.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026