Loading…

Flakët pushtojnë ullishtet në Kropisht të Shqipërisë, rrezikohen shtëpitë

  • 06/09/2026 | 20:53

Flakët pushtojnë ullishtet në Kropisht të Shqipërisë, rrezikohen shtëpitë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e sotme në kodrat e fshatit Kropisht, në Selenicë të Shqipërisë, përcjell Gazeta Metro.


Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj, duke shkaktuar dëme dhe duke rritur rrezikun për disa banesa pranë zonës së përfshirë.

Situata mbetet shqetësuese, pasi përhapja e mëtejshme e zjarrit mund të kërcënojë edhe pjesë të tjera të fshatit. Sipas informacioneve të deritanishme, shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Banorët po përballen me flakët, ndërsa mbetet e paqartë nëse zjarri do të mund të neutralizohet në kohë përpara se të afrohet më shumë me zonat e banuara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë