“Veliaj ka pritshmëri se do të lirohet”, Manjani tregon tre skenarët e vendimit të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun

1 Shtator 2026 | 22:28

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani i ka lidhur lëvizjet e fundit në Bashkinë e Tiranës edhe me seancën që do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë, e cila pritet të marrë një vendim për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Manjani tha se në debatin publik, sa herë që bëhet fjalë për Veliajn, përsëritet vazhdimisht mundësia që ai të dalë nga burgu, ndërsa sipas tij, kjo ka krijuar një pritshmëri të lartë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas juristit, Veliaj ka pritshmëri të mëdha për seancën e 15 shtatorit në Gjykatën e Lartë, ndërsa të njëjtën pritshmëri kanë edhe aktorë të tjerë që ndjekin nga afër çështjen ndërsa renditi tre alternativat që mund të ketë Gjykata e Lartë në lidhje me masën e sigurisë.

““Sa herë bie fjala për Veliajn, të gjithë, armiqtë ose miqtë e tij, thonë: prit se edhe mund të dalë nga burgu. Ka filluar të thuhet që mund të dalë nga burgu, dikush tjetër thotë rri kot aty, dikush tjetër thotë është kryetar dhe nuk e lënë në detyrë. Debati publik është orientuar te kjo çështje dhe është krijuar një pritshmëri e madhe për seancën e 15 shtatorit në Gjykatën e Lartë. Veliaj ka pritshmëri të mëdha, por edhe të tjerët që e ndjekin këtë çështje presin të shohin se çfarë do të bëjë Gjykata e Lartë. Janë tre alternativa: e para, të shfuqizojë masën ‘arrest me burg’ dhe të vendosë një masë tjetër; e dyta, ta prishë vendimin dhe t’ia kthejë çështjen Apelit për rishqyrtim; dhe e treta, të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.””, u shpreh Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026