Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” - Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” - Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
Gllogjani
06/09/2026 - 20:52
Linku u kopjua

Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit, veteranë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë bashkuar në Gllogjan për të dëshmuar se lufta për liri, sakrifica dhe historia e UÇK-së nuk harrohen.

“Nga Dukagjini u përcoll qartë mesazhi se, edhe sot, bashkëluftëtarët që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë pranë tyre njerëzit me të cilët ndanë rrugën e luftës dhe të lirisë. Çlirimtarët nuk janë vetëm”, u than ë njoftim.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.

Nga Gllogjani dhe Zona Operative e Dukagjinit, mesazhi shkon drejt gjithë Kosovës: qëndrojmë bashkë për çlirimtarët, për sakrificën dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.

Më 12 shtator prej orës 14:00, në  sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026