Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

6 Shtator 2026 | 20:56

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA.

Mediu e vlerëson takimin e Berishës me shqiptarët e Amerikës mjaft të suksesshëm dhe shprehet se ka patur një interes të madh nga pjesëmarrësit.

Ai përmend gjithashtu praninë e disa përfaqësuesve dhe ish-zyrtarëve të politikës amerikane.

 “Unë mendoj që çdo gjë ka shkuar jashtëzakonisht mirë, tej pritshmërive. Takimi i sotëm tregoi që shqiptarët e Amerikës kishin një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për të takuar zotin Berisha dhe për të bashkëbiseduar me të.

Më tej pastaj ka pasur një bashkëbisedim me pyetje dhe përgjigje dhe një takim jashtëzakonisht i bukur, i cili vjen mbas një takimi që u bë mbrëmë në një darkë të shtruar me përfaqësues të komunitetit shqiptar të të gjitha trojeve, që ishte jashtëzakonisht pozitiv, me figura të cilat njihen tashmë për kontributin e tyre edhe për çështjen e Kosovës, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni, për çështjen kombëtare në përgjithësi, por edhe përfaqësues, ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, por edhe të politikës amerikane, të cilët asistuan”, tha ai.

Nga ana tjetër, Mediu pretendon se ka patur një përpjekje për të shkatërruar opozitarizmin prej disa personash.

“Zotin Berisha nuk deshën ta linin në Amerikë jo më mos të kishte shtatë veta që të protestonin. Është është bërë një politikë e tëra për ta shkatërruar opozitarizmin dhe në një mënyrë të veçantë për të shkatërruar historinë politike që ka ndërtuar zoti Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Mediu shpjegon gjithashtu se Berisha ka qenë i vetmi autoritet i ftuar dy herë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Bush dhe Presidenti Clinton.

“Dhe për të freskuar kujtesën gjithsecili: I vetmi autoritet i cili ka qenë dy herë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar zyrtarisht ka qenë zoti Berisha, me Presidentin Bush edhe me Presidentin Clinton. I vetmi autoritet i cili ka pritur një president të zgjedhur në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka qenë zoti Berisha. Dhe ka dhënë dy lajme të jashtëzakonshme Presidenti Bush në Tiranë, që ka qenë pavarësia e Kosovës edhe Shqipëria në NATO.

Kryeministri që firmosi në atë kohë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO që është një nga fitoret më të mëdha të shqiptarëve dhe jetën shqiptare të Shqipërisë për kombin shqiptar, ishte zoti Berisha”, tha kryetari i Partisë Republikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026