Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për të pirë kafe dhe nuk u kthyen më
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Banorë të Vaut të Dejës kanë protestuar pranë qendrës shëndetësore të zonës, pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në fshatin Karmë.
Protestuesit kanë ngritur shqetësimin për vonesën e ambulancës, duke pretenduar se mjeti i urgjencës ka mbërritur rreth 1 orë e 30 minuta pas njoftimit. Sipas tyre, kjo vonesë ka qenë fatale për jetën e dy të rinjve.
Në protestë ishte edhe motra e Sokol Prekës, e cila, mes lotësh, akuzoi sistemin shëndetësor për mungesën e reagimit në kohë.
“Sot vdiqën dy vëllezër, Sokoli dhe Davidi. Dolen për të pirë kafe dhe dolën të vdekur. Spitali i Vaut të Dejës nuk ekziston, nuk ka ndihmë e asgjë. Të shkojë familjari të gjejë duke vdekur të afërmin e tij. Duam drejtësi për djemtë që vdiqën atje. Shkuan për një kafe dhe nuk na u kthyen më…”, u shpreh ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një lokali në Karmë të Vaut të Dejës, ku David Deda, 46 vjeç, dhe Sokol Preka, 40 vjeç, humbën jetën tragjikisht pas kontaktit me energjinë elektrike.
Banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pretendimet për vonesën e ambulancës pritet të verifikohen nga institucionet përgjegjëse.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)