Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme

1 Shtator 2026 | 21:50

Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë kundër bazave dhe interesave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, në kundërpërgjigje të sulmeve amerikane të kryera më herët gjatë ditës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, “forcat e armatosura iraniane kanë nisur një operacion vendimtar kundër armikut amerikan”, si hakmarrje për valën e re të sulmeve të SHBA-së pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas të njëjtit burim, bazat dhe interesat amerikane në rajon janë vënë në shënjestër të raketave dhe dronëve iranianë.

Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar Iranin se do të përballej me sulme edhe më të fuqishme nëse do të kundërpërgjigjej ndaj operacioneve amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026