Përplasjet të Kryeministria, shoqërohet në polici Dritan Goxhaj

1 Shtator 2026 | 21:22

Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Shoqërimi i tij është bërë pas tensioneve mes protestuesve që rrethuan kryeminitrinë dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.

Gazetari Ardit Hoxha raporton se për momentin nuk janë të qarta arsyet e shoqërimit të Goxhajt dhe as nëse policia ka shoqëruar persona të tjerë.

Sipas gazetarit, një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Goxhaj shoqërohet nga efektivët.

“Ka qenë një moment, një video e publikuar në rrjetet sociale e shoqërimit të Dritan Goxhajt nga policia. Në fakt, Goxhaj ka qenë ndër personat që i janë prire protestës dhe grupit i cili u spostua në këtë pjesë të rrugicës “Ismail Qemali” . E kemi të paqartë, të paktën për momentin, arsyet e shoqërimit të zotit Goxhaj apo edhe nëse ka persona të tjerë”, tha ai.

Sipas raportimeve, në momentin e shoqërimit, pranë Goxhajt ndodheshin edhe dy deputetë, Shehaj dhe Kapri, të cilët, sipas gazetarit Hoxha, kërkuan llogari nga policia lidhur me ndalimin dhe shoqërimin e tij.

“Ajo që po qarkullon përmes një videoje të shpërndarë në rrjete sociale është zoti Goxhaj i cili shoqërohet, dhe pranë tij në momentin e shoqërimit kanë qenë dy deputetë të partisë, zoti Shehaj dhe zoti Kapri, të cilët shihen duke kërkuar llogari ndaj policisë për këtë ndalim dhe shoqërim të zotit Goxhaj”, raporton Hoxha.

Herë pas here protestuesit kanë thirrje të vazhdueshme, tradicionale tashmë të protestës. Ndërkohë nga ana tjetër policia është e mirëpozicionuar. Përveç makinës, janë edhe të paktën dy kordone policie të vendosura në distancë nga njëra-tjetra.

Ndërkaq, lëvizje të tjera në oborrin e pasmë të Kryeministrisë nuk ka pasur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026

Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat...
13:19 | 06/09/2026