Kërcënohet Presidenti i Serbisë: Po ofroj 1 mijë euro për ta vrarë Vuçiçin

1 Shtator 2026 | 08:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe. Sipas raportimeve, kërcënimi është bërë përmes një postimi në Instagram, ku ofroheshin para për vrasjen e Vuçiç.

Mediat serbe raportojnë se në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.

“Po ofroj 1,000 për vrasjen e këtij njeriu, DM i interesuar…”, shkruhet në postim.

Lidhur me këtë, autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent. Departamenti Specilal për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt

Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve...
18:58 | 06/09/2026

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Groenlandën të dielën dhe të hënën, në një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të...
17:39 | 06/09/2026

Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)

Një grua 64-vjeçare vdiq të shtunën në mëngjes në qytetin Aina, Albacete, gjatë një ndeshjeje me dema si pjesë e festimeve lokale, sipas asaj që...
14:50 | 06/09/2026