Ministri Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria

1 Shtator 2026 | 17:24

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit”, shkroi Hoxha.

Sipas ministrit, në vijim të diskutimeve të zhvilluara në Uashington në korrik, palët diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimin brenda NATO-s, veçanërisht pas Samitit të Ankarasë dhe në prag të samitit të ardhshëm të Aleancës që do të mbahet në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjithashtu për mjedisin e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Hoxha theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja janë të lidhura nga një partneritet i gjatë, i mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike, solidaritetin transatlantik dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat tona të përbashkëta dhe u sjellin dobi të dy vendeve tona”, përfundoi ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026