Dinamo fiton 1-0 ndaj Skënderbeut në Elbasan

31 Gusht 2026 | 23:09

Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeut në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, Ferruku shënoi në minutat shtesë, duke u dhënë bluve fitoren 0-1.

Sfida në “Elbasan Arena” ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre për të shënuar, por portierët dhe mungesa e saktësisë në finalizim e mbajtën rezultatin të pandryshuar për pjesën më të madhe të takimit.

Dinamos iu anulua një gol në pjesën e parë, kur Malomo dërgoi topin në rrjetë, por pozicioni jashtë loje i Berishës bëri që goli të mos konsiderohej i vlefshëm.

Në pjesën e dytë, Malomo goditi traversën, ndërsa momenti më i diskutuar erdhi në minutën e 61-të. Vila realizoi një supergol nga distanca, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri e anuloi për një shtyrje të Përndrecës ndaj Musait në nisje të aksionit.

Ndeshja dukej se do të përfundonte 0-0, por Dinamo goditi në momentin e fundit. Ferruku gjeti rrjetën në minutat shtesë dhe vulosi fitoren 0-1 të skuadrës kryeqytetase.

Një triumf me shumë peshë për Dinamon, që largohet nga “Elbasan Arena” me tri pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet duarbosh pas një ndeshjeje që, për pjesën më të madhe të saj, ishte e ekuilibruar.

Një tjetër fitore e rëndësishme u regjistrua nga Egnatia, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Vorës, duke marrë pikët e plota në këtë javë.

Në sfidat e tjera të javës, Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazimin 1-1, ndërsa Teuta përmbysi Tiranën në “Niko Dovana”, duke fituar 3-1. Laçi regjistroi fitoren e parë në kampionat, pas triumfit 2-1 ndaj Partizanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026