Tre të vrarë në Mal të Zi. Në kërkim autori, një shtetas rus
Tre persona janë vrarë pasditen e sotme në poligonin e qitjes në Danilovgrad të Malit të Zi. Viktimat janë tre instruktorë që punonin në këtë poligon.
Sipas informacioneve të policisë, viktimat janë Petar Globarević, Momir Radonjić dhe Nemanja Kapor.
Policia është vënë në kërkim të Mihailo Nikolaevič Shabunin, 30 vjeç, shtetas i Federatës Ruse, i cili dyshohet për vrasjen e trefishtë.
Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar kishte marrë me qira një armë në poligon gjatë ditës së sotme. Autoritetet dyshojnë se ai është ende i armatosur dhe ndodhet në arrati.
Për këtë arsye, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë në banesa ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Ngjarja u raportua rreth orës 17:00 nga pronari i poligonit, i cili gjeti trupat e tre viktimave.
Në vendngjarje po mblidhen prova materiale dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur sot në Danilovgrad.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)