Dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Golem, “arrest në burg” për dy të arrestuarit
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 45 ditë, për dy personat e akuzuar për dhunimin e një kamerieri 18-vjeçar në Malin e Robit, Golem.
Bëhet fjalë për një prej bashkëpronarëve të hotelit, Florian Habilaj, dhe mikun e tij, E. Dragoti, të cilët u arrestuan nga Policia e Kavajës. Prokuroria i akuzon dy të arrestuarit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti lidhur me pagën e 18-vjeçarit, i cili punonte si kamerier në hotelin e bashkëpronarëve Habilaj.
Ndërkohë, në orën 12:30 pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Melson Nelës, xhaxhait të kamerierit 18-vjeçar.
Nela u arrestua pasi u kap në automjet me një kallashnikov dhe tre karikatorë. Sipas Policisë, ai dyshohet se po shkonte për t’u hakmarrë pas dhunës së ushtruar ndaj nipit të tij.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)