Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji

31 Gusht 2026 | 22:31

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Kamëz, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 20:00, në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, Kamëz.

Sipas policisë, i riu, i identifikuar si Roland Toshi, ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026