Viti i ri arsimor në Diasporë/ Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët, gjuha shqipe në themel të trashëgimisë
Mbi 17 mijë tekste mësimore do të shpërndahen për fëmijët shqiptarë në Diasporë gjatë vitit të ri shkollor 2026–2027. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një videomesazhi.
Sipas ministrit, janë parashikuar mbi 5700 paketa mësimore për nxënësit në 15 shtete të Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Tekstet e përbashkëta përfshijnë lëndët “Gjuha shqipe” dhe “Kultura shqiptare” dhe janë të dedikuara për nivelet e parë, të dytë dhe të tretë.
“Do të bëjmë çmos të plotësojmë 100 për qind të kërkesave”, u shpreh Hoxha, duke theksuar bashkëpunimin me Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Ministrinë e Arsimit.
Një risi për këtë vit shkollor është përfshirja e nivelit të tretë, që sipas ministrit përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një cikli të plotë të teksteve të përbashkëta për Diasporën.
Ndërkohë, përfaqësitë diplomatike shqiptare po përditësojnë të dhënat mbi numrin real të nxënësve, nivelet që ata ndjekin, mësuesit dhe adresat ku do të bëhet shpërndarja e teksteve.
Ministri Hoxha u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve shqiptarë në Diasporë që të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike shqiptare në vendet ku jetojnë, për të qenë të informuar në kohë reale.
Ruajtja dhe mësimi i gjuhës shqipe, sipas autoriteteve, mbetet një nga elementët kryesorë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare tek brezat e rinj në Diasporë.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)