Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

31 Gusht 2026 | 18:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Zelensky e cilësoi bisedën si “të mirë, të detajuar dhe konstruktive”. Sipas tij, diskutimet u përqendruan edhe te përcaktimi i një date për një vizitë në Ukrainë.

“Ekipet tona do të qëndrojnë në kontakt për të hartuar axhendën dhe për të përcaktuar orarin më të përshtatshëm për komunikim të mëtejshëm”, shkroi Zelensky në Telegram.

Biseda vjen në kuadër të kontakteve diplomatike mes Kievit dhe administratës amerikane, ndërsa palët vijojnë përpjekjet për të koordinuar hapat e ardhshëm lidhur me luftën në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026

Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian, Delhi, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar...
17:54 | 06/09/2026