6 të plagosur pas shpërthimit të një makine-bombë përpara stacionit të policisë në Meksikë
Një makinë-bombë shpërtheu përpara një stacioni policie në Meksikë të dielën në mbrëmje, duke plagosur gjashtë persona, thanë autoritetet.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Ojocaliente në Zacatecas, një shtet me rrugë kyçe për trafikimin e drogës.
“Eksplozivi u vendos në një automjet privat dhe shkaktoi dëme fizike në stacion dhe pronat që ndodheshin aty pranë”, tha sekretari i qeverisë së shtetit, Rodrigo Reyes, në një postim në Facebook.
“Raportohet se gjashtë civilë janë plagosur, të cilët po marrin kujdes mjekësor”, tha ai në një postim të mëparshëm.
Zacatecas është një zonë kyçe për tregtinë e drogës sepse lidh Meksikën qendrore me veriun dhe perëndimin e vendit dhe përmban rrugë që janë çelësi për kontrabandën e kokainës dhe narkotikëve të tjerë në Shtetet e Bashkuara.
Dhuna e tmerrshme e shkaktuar nga droga e ka pllakosur shtetin për vite me radhë, me trupa që shfaqeshin dhe njerëz të zhdukur pothuajse çdo ditë, derisa u vendos qetësia relative.
Por në korrik, pesë trupa u shfaqën të varur nga një urë në qytetin Pozos de Gamboa, rreth 75 kilometra nga Ojocaliente.
Viktimat përfshinin një ish-kryetar bashkie, nëpunës civilë dhe biznesmenë nga pjesë të tjera të shtetit.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)