Kurti e Abdixhiku takohen sërish për çështjen e presidentit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë nisur një takim të radhës në diskutimet për çështjen e presidentit të ri të shtetit.
Takimi i së hënës po mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për t’u dakorduar rreth emrit të ri për president.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje”, tha Kurti para mediave, gjatë hyrjes në Kuvend për takim me Abdixhikun.
Kurti e Abdixhiku u takuan edhe të shtunën vonë, pa një përparim drejt marrëveshjes.
Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit në postin e të parit të shtetit, Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor.
Dhe, ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri në fillim të shtatorit.
Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, prej kur Osmanit i mbaroi mandati në prill.
Haxhiu, sipas Kushtetutës, mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor.
Ndërkaq moszgjidhja e çështjes së presidentit ka bllokuar edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Partia e Kurtit i fitoi 53 mandate në zgjedhjet e fundit dhe, së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, i ka votat e mjaftueshme prej të paktën 61 sosh, për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re.
Megjithatë, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në për çështjen e presidentit, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur