Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Markatomaj në Lezhë, ku gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të lënduar për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.
Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale Krakaçi thekson se bazuar në pamjet e videos, mënyra e instalimit të bombolës së gazit dhe mënyra e ruajtjes së saj nga familja kanë qenë jashtë kushteve teknike të sigurisë, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit brenda banesës.
Ai theksoi se bombolat e gazit i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë nga strukturat e Ministrisë gjatë importit, transportit dhe shitjes, por nënvizoi se përgjegjësia për sigurinë nuk përfundon me këto kontrolle.
Sipas ministrit, instalimi i bombolave duhet të kryhet në përputhje me rregullat teknike dhe ato duhet të mbahen larg fëmijëve.
“Siguria në përdorimin e gazit është përgjegjësi e të gjithëve. Ngjarja e rëndë në Lezhë na kujton se instalimi i bombulave sipas rregullave dhe ruajtja e tyre në mënyrë të sigurt, veçanërisht larg fëmijëve, janë jetike për të shmangur pasoja të rënda. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, theksoi ministri.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)