Skafi rrezikonte të fundosej në Spille, policia u vjen në ndihmë 8 personave

31 Gusht 2026 | 08:24

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej këtë të hënë në ujërat e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë.

Ngjarja u regjistrua rreth një milje larg bregut, në drejtim të Forsilukut, ku Policia Kufitare dhe shërbimet e Njësisë Policore Detare u vunë në lëvizje pas njoftimit se një mjet lundrues kishte nevojë për ndihmë.

Shërbimet policore konstatuan se në skaf ndodheshin drejtuesi i mjetit dhe shtatë familjarë të tij. Për shkak të defektit në motor dhe ujit që kishte hyrë në mjet, skafi rrezikonte të fundosej.

Policia ndërhyri menjëherë, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në zonën e Karpenit.

Të tetë personat rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ndërhyrjes, ata falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera pas ngjarjes rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi i tij dispononte leje drejtimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026