PS mbledh grupin parlamentar dhe qeverinë për “Praninë Besnike”, zbulohet data
Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, më 3 shtator, Grupin Parlamentar dhe qeverinë në kuadër të diskutimeve për “Praninë Besnike”.
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.
Njoftimi për mbledhjen u është dërguar deputetëve socialistë nga administrata e grupit parlamentar.
Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e çështjeve që lidhen me “Praninë Besnike”, ndërsa mbledhja do të zhvillohet në një moment kur mazhoranca po përgatitet për zhvillimet e reja politike të sesionit parlamentar.
“Prania Besnike” është një koncept i prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama në kuadër të një faze të re të organizimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste. Sipas Ramës, ideja synon një prani më të vazhdueshme të strukturave të PS-së në terren, përtej periudhave elektorale, me fokus te kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i problematikave të tyre.
Koncepti parashikon një angazhim më të madh të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore për të qenë pranë komuniteteve, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’i përcjellë ato pranë institucioneve. Rama e ka lidhur këtë qasje me parime si besnikëria, korrektësia, solidariteti dhe përkushtimi ndaj qytetarëve.
“Prania Besnike” është pjesë e një pakete më të gjerë organizative të prezantuar nga Rama, së bashku me konceptet “Besa” dhe “PasqyrAlbania”, të cilat synojnë të forcojnë komunikimin dhe ndjekjen e problematikave në territor.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)