75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 06 Shtator 2026 / AR

Doarsa, Hykmetja apo Jehona?  Ja cila deputete e LDK-së ka më shumë ndjekës në Facebook

Rrjetet sociale janë kthyer në një nga mënyrat kryesore përmes të cilave politikanët komunikojnë me publikun, ndërsa një vëmendje të veçantë kanë edhe deputetet e LDK-së.

Në mesin e tyre, Doarsa Kica-Xhelili kryeson për nga numri i ndjekësve në Facebook, me rreth 49 mijë ndjekës, shkruan Indeksonline.

Pas saj renditet Hykmete Bajrami, e cila ndiqet nga rreth 43 mijë persona në këtë platformë.

Ndërsa Jehona Lushaku-Sadriu ka rreth 11 mijë ndjekës në Facebook.

Kështu, mes këtyre tri figurave të njohura të LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka audiencën më të madhe në Facebook, e ndjekur nga Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku-Sadriu.

Shifrat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, pasi numri i ndjekësve në rrjetet sociale përditësohet vazhdimisht./Indeksonline/