Ekzekutohet një nga bosat mafioz të Camorras në Itali
Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vjetra mes klaneve të Camorras. Raffaele Afeltra i njohur si një figurë historike e Camorras dhe pjesë e fraksionit Afeltra-Di Martino të Pimonte, është vrarë me armë zjarri.
Afeltra u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij, pranë një parcele toke në zonën malore të Monti Lattari. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar disa herë me armë gjahu të kalibrit 12. Të shtënat kanë qenë fatale për 69-vjeçarin.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi dinamikën e atentatit dhe autorët, ndërsa po hetohet edhe motivi që qëndron pas vrasjes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një tokë në pronësi të Afeltrës, në zonën e Monti Lattari.
I njohur me nofkën “O’ Burraccione”, Afeltra ishte në liri pas një periudhe burgimi. Në vitin 2019, ai ishte dorëzuar tek autoritetet italiane pas një periudhe të shkurtër arratie dhe më pas kishte vuajtur dënimin e formës së prerë për zhvatje në kuadër të veprimtarisë së Camorrës.
Prej rreth tre vitesh ai ndodhej sërish në gjendje të lirë. Tashmë hetuesit po analizojnë të kaluarën e tij kriminale, kontaktet dhe konfliktet e mundshme me grupe rivale, në përpjekje për të zbardhur vrasjen dhe për të kuptuar nëse atentati lidhet me përplasje të vjetra mes klaneve.
Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)