Bekim Sejdiu kandidat për president të Kosovës, vjen reagimi i parë nga Vjosa Osmani

31 Gusht 2026 | 14:06

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së për emrin e kandidatit për president të Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj për Prof. Dr. Bekim Sejdiun.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka cilësuar Sejdiun si një figurë me integritet dhe vizion, duke theksuar se ai është një profesionist i dëshmuar dhe një person që njeh nga afër institucionet dhe sfidat e Kosovës.

“Prof. Dr. Bekim Sejdiu. Një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës”, shkruan Osmani.

Ajo ka veçuar gjithashtu bashkëpunimin e gjatë me Sejdiun, duke thënë se e njeh prej 25 vitesh dhe se ka punuar me të edhe gjatë kohës kur ajo drejtonte Presidencën e Kosovës.

Në reagimin e saj, Osmani ka nënvizuar se vendimi për presidentin e ardhshëm u takon përfaqësuesve të zgjedhur të Republikës dhe se përgjegjësia për këtë zgjedhje është historike.

“Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë”, shprehet ajo.

Në përfundim të postimit, Osmani ka uruar që procesi të jetë në të mirë të vendit: “Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër...
18:43 | 06/09/2026

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026