Hoti kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku për Presidentin: Nuk e mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut

31 Gusht 2026 | 15:33

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka dalë kundër marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për kandidimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk do ta mbështesë me votë.

“Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional. Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, shkruan Hoti.

Sipas Hotit, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj.

“LDK-ja duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së. Mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK-ja ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, shkruan ai.

Hoti thotë se kjo nuk është çështje individësh, por çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë ndaj votuesve.

“Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, e mbyll postimin e tij Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër...
18:43 | 06/09/2026

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026