Familjet e 32 kenianëve të vrarë nga rrëzimi i avionit në Etiopi do të marrin 87.3 mln dollarë
Familjet e 32 shtetasve kenianë që humbën jetën në rrëzimin e avionit të Ethiopian Airlines në vitin 2019 do të përfitojnë gjithsej 87.3 milionë dollarë nga fondet e kompensimit të lidhura me Boeing, rreth shtatë vjet pas katastrofës.
Sipas firmës ligjore Ribbeck Law Chartered, e cila përfaqëson familjet, shuma e përcaktuar për viktimat keniane është 87,343,352.60 dollarë, ose rreth 2.73 milionë dollarë për viktimë në të gjitha fondet e kompensimit.
Firma bëri të ditur se Boeing do të nisë pagesat përfundimtare pasi të përfundojnë procedurat ligjore në Shtetet e Bashkuara.
Kompensimet janë pjesë e fondeve të krijuara në kuadër të marrëveshjeve të Boeing me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, pas dy aksidenteve fatale me avionë Boeing 737 MAX.
Një marrëveshje e vitit 2025 parashikonte që Boeing të siguronte edhe 444.5 milionë dollarë për viktimat, përveç një fondi prej 500 milionë dollarësh të krijuar në vitin 2021. Fondi i fundit do të ndahet në mënyrë të barabartë mes pasurive të 346 personave të vrarë në dy aksidentet.
Boeing ka pranuar gjithashtu të investojë 455 milionë dollarë në programe për përputhshmëri, siguri dhe cilësi.
Fluturimi 302 i Ethiopian Airlines u rrëzua pranë Bishoftu, në Etiopi, më 10 mars 2019, vetëm rreth gjashtë minuta pas nisjes nga Addis Ababa drejt Nairobit. Të gjithë 157 personat në bord humbën jetën.
Viktimat i përkisnin më shumë se 30 kombësive. Përveç 32 kenianëve, në mesin e viktimave ishin 18 kanadezë, nëntë etiopianë, tetë italianë, tetë kinezë dhe tetë amerikanë.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt