Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, situata më problematike në Dibër
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, që përmbledh të dhënat e plota deri më 31 gusht, në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri.
Prej tyre, 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 është shuar plotësisht.
Situata paraqitet më e angazhuar në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë.
Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar edhe 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Vajkal janë angazhuar 20 forca MZSH dhe 20 efektivë të FA, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda zonës së mbrojtur.
Në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 forcave të AdZM dhe 20 efektivëve të FA, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Korçë, vatra në Qafën e Lugut është nën kontroll.
Në Elbasan, zjarri në malin e Dardhës është shuar plotësisht, ndërsa në malin e Qukësit vijon mbikëqyrja.
Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar në total edhe 70 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Situata vijon të monitorohet, ndërsa sipas raportimit nuk evidentohen zona të banuara në rrezik.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)